Barcelona, në verë projekton “revolucion”…

Në projektin e tyre për të marrë Nejmar, ose Lautaro Martinez, është e nevojshme që në arkën e klubit katalan të jenë shuma të mëdha financiare. Për këtë arsye, Barcelona ka vendosur që në verë të nxjerrë në treg gati gjysmën e lojtarëve të saj.

Qëllimi, sipas asaj që shkruan gazeta spanjole “Sport”, është fakti se do të uleshin në mënyrë të konsiderueshme shpenzimet e klubit, ndërkohë që në të njëjtën kohë, do të krijoheshin shuma të mëdha financiare për një qarkullim të vërtetë gjenerues.

Lojtarët e mundshëm në listen fillestare të këtij “revolucioni” të prishëm në verë janë: Filipe Kutinjo, Antoni Griezman, Ivan Rakitiç, Arturo Vidal, Samuel Umtiti, Norberto Neto, Martin Breitheit dhe Çarles Aleja, por nuk përjashtohet mundësia që në të përfshihen edhe Ousmane Dembele dhe Nelson Semedo, që gjithashtu mund të largohen nga klubi me mirëkuptim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!