Program ekstra, FSHF leksion futbollistëve

Prej disa javësh ndërsa koronavirusi shpërtheu në Shqipëri, kampionatet e të gjitha kategorive janë ndalur. Por në politikat e saj, Federeta Shqiptare e Futbollit, po përpiqet të injektojë shpresën e vazhdimësinë edhe në kushtet e karantinës.

Sot permes zv. përgatitësit atletik të Kombëtares Luka Laurenti, FSHF, sjell ushtrimet në kushte shtëpie.

Postimi:

“Federata e Futbollit siç ju ka njoftuar me herët po vijon me programin stërvitor në kushte karantine për shkak të pandemisë COVID-19. Zv.Përgatitësi atletik i skuadrës kombëtare, Luca Laurenti do të shpjegojë sot ushtrimet e radhës që duhet të realizojnë futbollistët profesionistë, e deri tek mosha U-15 meshkuj dhe femra.

Sipas udhëzimit gjatë ushtrimeve nëse është e mundur duhen: tapet, llastik, pesha të ndryshme, ujë për të pirë dhe një litar.” (Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!