UEFA vendos, shtyhet me një muaj liçensimi i klubëve…

Shtyhet afati i liçencimëve të skuadrave Shqiptare por jo vetëm në UEFA.

Është vetë FSHF e cila në një njoftim të fundit bën publik situatën më të re të vendosur nga UEFA.

Njoftimi:

“Qeveria e futbollit europian, UEFA, duke parë zhvillimet e fundit mbi përhapjen e virusit COVID-19 pothuajse në të gjithë Europën, ka vendosur të shtyjë afatin e licensimit të klubeve kandidate për një licensë në kompeticionet europiane.

Afati i fundit për plotësimin e dokumentacionit në lidhje me kriterin financiar ishte data 31 Mars 2020. Afati i ri që UEFA ka vendosur është data 30 Prill 2020, ku të gjithë klubet kandidate duhet të dorëzojnë pranë Federatës Shqiptare të Futbollit dokumentacionin e plotë në lidhje me këtë kriter. Kriteret e tjera, ai sportiv, infrastrukturor, administrativ dhe ligjor, janë mbyllur më datë 28 Shkurt, ashtu siç edhe klubet ishin lajmëruar më parë nga Menaxheri i Lincensimit.

FSHF pas njoftimit të marrë nga UEFA ka bërë komunikimin zyrtar të këtij vendimi për të gjithë klubet e përfshira në proces”-shkruan FSHF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!