Sampdoria, 5 raste të tjera me COVID-19

Sampdoria njofton se, pas Manolo Gabiadinit me Koronavirus-Covid-19, edhe lojtarët Omar Kolei, Albin Ekdal, Antonino La Gumina, Morten Thorsbi dhe mjeku Amedeo Baldari rezultuan pozitiv. Ata janë të gjithë mirë me shëndet dhe janë karantinuar në shtëpinë e tyre në Xhenova.

Sampdoria rithekson se ka zbatuar menjëherë të gjitha procedurat e kërkuara me ligj: të gjitha ambientet e klubit janë të mbyllura, ekipi, menaxherët dhe punonjësit e përfshirë potencialisht janë në izolim vullnetar në shtëpi.

Është konfirmuar se të gjitha aktivitetet sportive janë pezulluar dhe se ato themelore organizative të klubit kryhen nga distanca.

Presidenti Masimo Ferrero, menaxherët, Klaudio Ranieri dhe ekipi, ftojnë të gjithë të respektojnë me ashpërsi dhe qëndrueshmëri, disponimet ministrore dhe rajonale për t’u përballur së bashku, me guxim dhe frymë të sakrificës kolektive, këtë periudhë.

Gjithçka do të jetë në rregull. Të bashkuar do t’ja dalim. Qëndroni në shtëpi. Forca Samp!“-shkruan klubi dorian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!