Tirana-Partizani, ‘protokolli’ gati…

Pak deri në vërshellimen e gjyqtarit Juxhin Xhaja. Derbi Tirana-Partizani shkund kryeqytetin…

Përgatitjet:

Prej ditësh në qëndër të vemendjes. Derbi 157 Tirana-Partizani ka ‘trazuar’ kryeqytetin ndërsa pas pak më shumë se 1 ore, skuadrat do të zbresin në ‘Air Albaia Stadium’.

Nga kampi bardheblu i cili figuron dhe klubi pritës, janë marrë të gjitha masat organizative. Me besimin se kjo superbetejë vlerësohet edhe si kartolinë e futbollit modern shqiptar, të gjitha hallkat e klubit, kanë zënë shtigjet përkatëse. Në krye të detyrës.

Te shtëpia e kuqe, atmosfera duket më e qetë. Edhe pse e duan fort triumfin si pikë kthehese drejt mbrojtjes së titullit. Sormani ka alternativa të pakta zgjidhjeje pasi jo vetëm Trashi, pikë kryesore por dhe Solomon, Boldor e të tjerë lojtarë në pikëpyetje.

Atmosfera dhe masat e sigurisë:

Pritet një atmosferë mbytëse në impiantin kryesor të vendit. Thuajse në kapacitet të plotë. masa ekstreme nga policia e shtetit me bllokime të segmenteve të caktuara pranë ‘Air Albania’. Kontrollet parashikohen të jenë të rrepta kryeisht për mjete piroteknike, mjete metalike apo dhe bidonë me ujë. Këtë herë do duhet të shihet edhe pasaporta e gjithkujt që futet në stadium.

Refuzimi:

‘Ultras Guerrils’ të Partizanit, kanë deklaruar se nuk do të pranojnë të tregojnë kartat identifikuese. ‘Do vijojmë të respektojmë deri në fund vetvetën dhe atë që përfaqëson duke mbetur të papërkulur ndaj represionit që sistemi federatë-shtet kërkon të na imonojë. Askush nga ne nuk do jetë në stadium nëse do kërkohet hyrja me kartë identiteti. Nuk lëkundemi në qëndrimet tona’-thonë ultrasit e kuq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!