Jareci: ‘Gjykimi përmirësohet që nesër…’

Shefi i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci, në prani edhe të Sekretarit të përgjithshëm të FSHF-së Ilir Shulku, mblodhi sot arbitrat e listuar për këtë edicion në një takim, që sipas tij, përkonte me seminarin periodik.

Por viti 2020 duket se i ka nxjerrë të palarat këtij sektori pasi çdo javë gabohet tmerrësisht shumë. Të gjithë panë javë më parë, se si një gol i rregullt, i’u mohua Luftëtarit ndaj Kukësit

Më tej, një penallti që iu dhurua Bylisit ndaj Vllaznisë pas një topi në shpinë te Ramadani, (anuluar përmes polemikave), ato të javës që u mbyll te Partizani-Flamurtari (simulim i Solomon), goli jashtë loje i Gomez te Teuta- Luftëtari, penalltia inekzistente e Bregut te Skënderbeu- Bylis etj, e kanë renduar keq institucionin përkatës në FSHF.

Jemi mbledhur këtu me arbitrat e Kategorisë Superiore dhe të Parë në seminarin periodik të çdo muaji.

Ky seminar përkon me një situatë jo të zakonshme në arbitrim, pasi në katër javët e para të gjysmës së dytë të sezonit gjyqtarët kanë gabuar në disa ndeshje dhe ne jemi këtu për të dalë nga kjo situatë jo normale.

Jemi mbledhur për të parë gabimet dhe për të dëgjuar arbitrat se përse kanë gabuar në momente të ndryshme….“-ndër të tjera Jareci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!