Greca, afrimi te Laçi

Bedri Greca firmos për Laçin. Kurbinasit, gjithnjë gjatë kësaj periudhe përpos seancave ditore dhe testeve për të evidentuar lojtarë, janë parë aktivë në merkato.

Edhe pse sot skuadra ishte e impenjuar në një miqësore me lezhjanët, në klub ka patur intensitet dhe ish- lojtari i Tiranës, ka gjetur akordin me presidentin Laska dhe ka firmosur për kurbinasit.

Mesfushori i linjës, ishte pjesë e Gjilanit në Ipko por rrugët me skuadrën e Mezanit u ndanë dhe tiranasi ka vendosur të vishet bardhezi…

Klubi sapo e ka zyrtarizuar 29 vjecarin. Madje duke i akorduar edhe numrin 7 në fanelë.

Më herët këtë numër e mbante Elvi Berisha i cili gjatë dhjetorit të shkuar, u largua nga bardhezinjtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!