De Bryne, ‘europiani garë e rreme’

Belgu i Mançester Sitit, Kevin De Bryne, ka kritikuar hapur formatin e finaleve të ‘Euro 2020’.

Belgjika i fitoi të gjitha takimet në grupin I, ndërsa mbrëmë pas suksesit 6-1 me Qipron, mesfushori nuk i ka evituar pakënaqësitë e fazës finale në program verën e ardhëshme.

Duke folur për ‘HLN’, Kevin de Bryne ishte mjaft i qartë: “Për mua, duket si një garë e rreme. Ashtë turp, futbolli është bërë gjithnjë e më shumë një biznes.”.

Finalet e europianit, nisin në Romë dhe përfundojnë në Londër. Por në mes janë disa qytete të ndryshme që do jenë arenë ndërkombëtare.

Belgjika e pa-përfaqësuar me ndonjë stadium, edhe pse nga ekspertët,niset si ndër favoritet për të triumfuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!