Hap fals i Teutës, Luftetari merr një pikë…

Kategoria Superiore java e 12-të: Luftetari- Teuta 0-0

Teuta ndalet në Gjirokastër në duelin me Luftetarin. Skuadra e Shkëmbit u pa kërkuese përgjatë gjithë takimit dhe në momente të caktuara pati raste të pastërta për të kaluar përpara.

Nga ana tjetër, vendasit me mendjen për të mos pësuar, luajtën kryesisht në thellësi duke aplikuar lojën me vertikalizime dhe kundrzbritje.

Në fund, Teuta arrin të shënojë por Nikaç u gjënd dukshëm jashtë loje. Mundësi e mirë për Teutën e pashfytëzuar. Ekipi i Shkëmbit, vuan shënimin e golit duke u kufizar në vetëm 8 realizime sezonalë.

Skuadra e Marantas,mbetet në fund dhe trajneri grek pas ndeshjes tha se do luftojë për çdo pikë deri në janar dhe më pas me atë në pankinë, apo me një tjetër, gjirokastritët lipset të përforcohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!