Veseli autogol, Memushaj, Rashica…klas

Rashica nderon Verderin në barazimin në transfertë teksa në fund të pjesës së parë shënon një super gol në Bundesligë ndaj Leverkusen (2-2).

Në Seria B, Memushaj po ashtu me fanelën e Peskarës shënon të parin gol në fitorën 4-0 ndaj ish-skuadrës, Benevento.

Ndërkohë që Dermaku, shpalos gjithë klasin e një mbrojtësi modern me Parmën në barazimin e arritur në Milano ndaj Interit (2-2).

Ditë e vështirë për Veselin që me fanelën e Empolit i ka hequr dy pikë skuadrës në minutën e 97-të. Empoli po kryesonte 1-2 në transfertë me Trapanin e jugut të italisë por mbrojtësi nakatos situatën dhe shkakton autogol për 2-2 final.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!