Klubi më i vjetër, Shefild FC në përvjetorin e 162-të…

Për klubin anglez Shefild FC, 24 tetori 1857, është një datë historike. Shefield FC , figuron klubi më i vjetër në botë teksa 162 vite më parë  avokati Nataniel Cresvick, themeloi ‘Klubin e Futbollit Sheffield’.

FA dhe FIFA e njohën atë si klubin më të vjetër të futbollit në botë. Fillimisht lojërat luheshin sipas një divizioni “beqarët kundër martuarëve” ose “profesionistët kundër artizanëve”.

Më vonë kur u themelua kampionati i parë anglez (1885) skuadra nuk ishte aq e fortë sa të garonte me të tjerët që lindën ndërkohë, duke vendosur të zgjedhin të luanin në kampionatin amator.

Edhe aktualisht, klubi më i vjetër, është duke luajtur në divizionet e ulta të futbollit anglez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!