Markez, ‘japonezi’ tirumfues…
Spanjolli Mark Markez mban premtimin dhe dhuron një tjetër garë improsiouese në pistën e Motegit në Japoni.
Në garën e kaluar, ‘numri 93’ mbi motorin e Honda-s, u shpall matematikisht kampion bote por kjo nuk e privoi nga fitorja e 10-sezonale në MotoGp.
Pas këtij suksesi,Honda fitoi matematikisht edhe titullin e konstruktorëve. Lorenco, shoku i skuderisë, nuk shkoi më lart se vendi 17-të duke ia rritur më tej vlerat kampionit absolut, 26 vjeçarit iberik.
Sakaq,vendi i dytë për Kuartararon me Jamaha, ndërsa vendi i tretë për Doviciozon me Dukati.
Tri gara nga fundi, teksa ajo që mbyll sezonin i takon Spanjës (17 nëntor Valencia), pritet të kthehet në festën e madhe të Markez.
Mbërritja në Japoni: