Duka konfirmon Rejën, do ulemi për kontratën…

Për ‘Supersport’, presidenti i FSHF-së Armand Duka, dha një intervistë të ‘nxehtë’, ndërsa në pak radhë, tha gjithçka ngjan me Kombëtaren aktuale.

Tani që mbaroi duket e lehtë me 4 gola por deri kur filloi ishim në tension. Nuk ka ndeshje të lehta. Është rezultat historik dhe ekipi ishte për të luajtur gjithçka për gjithçka. Na dënoi fati në Turqi. Djemtë kanë bërë mirë me rikthimin e besimit te vetja dhe meritonim më shumë se 4 pikë në këto ndeshje dhe jo 3.

Humbja në Turqi? Ndeshje të tilla kur ke kundërshtarë të lehtë, janë të vështira të përgatiten sepse ndaj skuadrave të mëdha ke vetë motivim. Nëse nuk do të kishim paraqitje të mirë, do të thoshte se kemi rezultate rastësore. Kemi rezultate sepse kishim shpresë. Më vjen keq për talentet që u aktivizuan vetëm në fund pasi doja të luanin më shumë.

Debutoi me sukses edhe Trashi duke shënuar gol. Ishte dhuratë e bukur për të e kampionatin shqiptar. Ka disa lojtarë që janë afruar këtë vit si Manaj apo Bare që nuk ishin titullar. Sot erdhën Kumbulla, Selahi e Trashi. Të kesh prurje të reja dhe rezultate nuk është e lehtë.

Kontrata e re e Rejës?

S’ ka gjë për të diskutuar veç se për t’u ulur dhe për të diskutuar strategjinë e Ligës së Kombeve dhe Botërorit”, -foli nga Moldavia Duka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!