Arena Kombëtare ndriçohet për herë të parë…

Ndizen dritat në ‘Arena Kombëtare’. Pas shtyrjes disa herë të përfundimit të impiantit më të madh në vend, ndërsa pritej që afati i fundit të ishte këtë muaj, tashmë duket se gjithçka do të shtyhet deri në nëntor.

Arben Dervishaj, anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, ka postuar në rrjete pamje nga faza e provave të ndriçimit. Stadiumi 22 500 vendësh, pritet të marrë edhe një emër komercial.

Së paku kështu është shprehur FSHF-ja javë më parë. Gjithsesi, ajo që ka rëndësi në këto momente janë projektorët.

Ata janë ndezur për herë të parë. “Franca’, teksa na harroi himnin, nuk është larg. E presim me drita…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!