U-21 e Shqipërisë, ‘rënkon’


Miqësore U-21 në Francë: Francë U-21- Shqipëri U-21 4-0

Shqipëria deri në 21 vjeç, e drejtuar nga Alban Bushi luajti sot me homologët francezë një test miqësor.

Në këtë ndeshje të luajtur në “Stade de la Licorne”  të  Amiens, kombëtarja e moshave ka bërë një paraqitje të mirë deri në fund të fraksionit të parë. Më pas…është thyer.

Goli i Guiri, në të 44-tën erdhi nga penalltia. Në pjesën e dytë, loja vihet gjithnjë e më shumë nën diktatin e ‘gjelave’. Megjithatë, shifrat dyfishohën në të 78’, pas një gabimi në mbrojtje.

Hutimi vijon të ndihet te skuadra e Bushit dhe kur në lojë ka dhe 1 minutë efektive,vjen dhe i treti. Në të 91’-‘seriali’ ecën me golin e 4-ët.

Bushi dhe skuadra e tij, sikur marrin gola të ‘porositur’. Shqipëria e ‘shpresës’, rënkon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!