U-19, sërish me humbje në Zagreb…
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2019/08/albania.png)
Miqësore U-19 në Zagreb: Dinamo Zagreb-Shqipëria 2-1
U-19 e drejtuar nga Nevil Dede, ka humbur edhe sot në turneun që po luhet në Zagreb të Kroacisë.
Sikurse në ndeshjen e djeshme teksa kuqezinjtë e vegjël humbën ndaj Real Madrid (1-2), edhe sot kuqezinjtë e drejtuar nga Nevil Dede janë mundur me shifrat 1-2.
Loja e mirë në këtë takim, kryesisht në fraksionin e dytë u shpërblye vetëm me një gol në limite.
Trajneri Dede, kishte lënë jashtë nga formacioni disa futbollistë titullar, që u panë me Realin duke iu dhënë mundësi disa lojtarëve të tjerë kuqezinj.
Rezultati i pjesës së parë, teksa ky takim u luajt dy herë nga 40 minuta, prodhoi disavantazhin me dy gola. Tanët vetëm në minutën e 80+1′, arritën të shënojnë golin e vetëm të takimit me Lucën.
Skuadra e Dedes luajti me këtë formacion: Malaj (Bushi 80′), Rexhepi (Nurja 80′), Selishta (Lucaj 59′), Hida, Beqja, Rrapaj(Prenga 48′), Ibrahimi (Gashi 48′), Muci, Shabani (Shima 40′), Ajazi (Bernaca 59′), Beu.
Takimi i fundit në grup për U-19 të Dedes, do të jetë me Olimpija Lubjanë, të dielën, në orën 18:15.