Duka dhe Ademi, “hall” liçensash…
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2019/08/duka-ademi.png)
Armand Duka dhe Agim Ademi, dy presidentët e Federatave të Futbollit në Shqipëri dhe Kosovë, janë takuar sot në Tiranë.
Përtej porblemeve madhore që FSHF-ja ka me “formulen e re”, të organizimit të aktivitetit futbollistik 2019-20, Duka ka patur kohë të flasë me homologun e tij të FFK-së, lidhur me marredhëniet e ndërsjellta që përfshijnë angazhimet e lojtarëve të dy vendeve në kampionatet përkatëse.
Më tej u fol dhe per dukurinë e liçensimeve të trajnerëve me liçencat e UEFA-s (liçenca Pro) për ato kategori që FFK-ja nuk i ka funksionale (zotëron vetëm liçencën “C” dhe UEFA “B”).
Armand Duka tha se do të pranojë me kënaqësi liçensimin e trajnerëve nga Kosova, duke shtuar se në bashkëpunim me UEFA-n, do kërkojë rritjen e numrit te tyre që aktualisht është i përcaktuar deri në 3.