“Tigri” Falkao përfundon te Gallata…
Skuadra e njohur turke, Gallatasaraj, ka nënshkruar për sezonin e ri 2019/20, me sulmuesin e njohur edhe si “Tigri” në futbollin europian, Radamel Falkaon.
“Bomberi” kolumbian ka një përvojë të pasur sportive. Ai ka luajtur në Spanjë me Atletikon e Madridit, në ishull me Mançester Junajtid dhe Çelsi, si dhe me disa skuadra franceze
Sipas gazetës franceze “L’Equipe”, skuadra turke i ka ofruar kolumbianit 33-vjeçar një kontratë dy vjeçare dhe një pagë më të mirë se 8 milionët e paguar në Monako.