Lamtumirë kampioni Fatmir Frashëri!…

Një lajm i hidhur ka tronditur futbollin shqiptar. Para pak çastesh, në moshën 78-vjeçare, është ndarë nga jeta Fatmir Frashëri, një nga ikonat dhe legjendat e klubit bardheblu të Tiranës, por edhe atij kombëtar.

Në mesin e viteve ’60, mbrojtësi Frashëri ishte pjesë e rëndësishme e asaj “plejade të artë” futbollistësh që shkruajtën historinë e bukur dhe të lavdishme të bardhebluve të Tiranës, duke fituar 4 herë titullin kampion si futbollist, ndërkohë që ka fituar edhe dy tituj kampioni me Partizanin.

Më pas, mjeshtri Frashëri iu përkushtuar trajningut, duke fituar 1 herë titullin e kampionit si trajner i Tiranës, ndërkohë që ka fituar edhe një titull kampioni si trajner i Dinamos.

Përpos të gjithë titujve sportivë të fituar, si “Mjeshtër sporti”, “Mjeshtër i Merituar i Sporti”, Fatmir Frashëri është nderuar edhe me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Redaksia e “Sportiim.al” merr pjesë në hidhërimin dhe i shpreh ngushëllimet e saj familjes Frashëri për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Lamtumirë kampion! Pushofsh në paqe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!