UEFA, në mbrojtje të skuadrave si Ajaks…

Një format i ri Champions është në tavolinë. Kjo është njoftuar nga presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, në një intervistë për “Times”.

Ideja e fundit e numrit një të UEFA-s është “për të mbrojtur” klube të tilla, si Ajaksi (ose në të kaluarën Monako dhe Leiçester) që janë arkitektët e një sezoni të madh në futbollin europian. Sipas tij, ato do ta meritonin të kualifikoheshin në edicionin e ardhshëm, pavarësisht nga renditja në kampionatet e vendeve të tyre.

“Ne dëshirojmë të mbrojmë skuadra si Ajaks apo Monako dhe Leiçester në sezonet e precedentë. Ajaksi luajti deri në gjysmëfinale dhe tani do të duhet të shesë të gjithë lojtarët e tij, ndërkohë që ai nuk e di nëse do të kualifikohet për në Champions League vitin e ardhshëm. Nuk mendoj se duhet të mbrojmë shumë klube, por vetëm disa.

Ideja është që kushdo që vazhdon deri në një tur të caktuar (çereku apo gjysmëfinalet) mund të marrë pjesë edhe vitin e ardhshëm. Por tani ne vetëm po diskutojmë, do të takohemi më 11 shtator dhe do të flasim edhe për këtë me ligat dhe klubet”, është përpjekur Ceferin të shpjegojë idenë më të re të UEFA, për të mbrojtur disa skuadra që lenë gjurmë në Championas.

Ndërkohë, kreu i qeverisë së futbollit europian është shprehur kategorisht kundër krijimit të një Superlige me të gjitha klubet më të mira të kontinentin. “Për sa kohë që unë jam atje, nuk do të ndodhë kurrë”, ka deklaruar presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!