Pogba, “gjeniu” i merkatos…

Zidan ia “fut kot”’. Me çdo kusht Pol Pogbanë në Madrid. Aq këmbëngulje sa Florentino Perez, është vënë në siklet të madh, duke shtuar euro pa fund për t’i plotësuar dëshirën “Zizusë”.

Duket  se “El Chiringuito”, spanjolja, ka nisur të japë argumente të reja për të ardhmen e Pol Pogbasë. Klubi spanjol ka vënë një ofertë shumë të majme në pjatë.

Bëhet fjalë për 80 milionë euro, plus kartonin e Garet Bejl.  Presidenti i klubit “merenguez” Florentino Perez, duket se dëshiron të mbyllë njëherë e mirë fushatën e blerjeve të jashtëzakonshme me mesfushorin francez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!