“Qytetarët”, 80 milionë euro gati për Iskon!

Kthimi i Zinedine Zidane në stolin e Real Madridit duket se hapi një kapitull të ri në marrëdhëniet e Iskos dhe klubit. Mesfushori spanjol kishte gjetur pak hapësirë ​​me Lopetegin dhe Solarin, por më pas, ai rifitoi buzëqeshjen me kthimin e trajnerit francez në krye të madrilenëve.

Por tregu i futbollit mund të çojë ende në një ndarje midis Iskos dhe Realit. “Faji” është i blerjes së Hazard dhe asaj të Pogba (e mundshme), përveç një mega-oferte të Mançester Sitit prej 80 milionë eurosh.

“Marca” spanjole raporton interesin e “Qytetarëve”, një kërkesë e bërë direkt nga Pep Guardiola, i cili sheh te Isko pasuesin e David Silvas.

33-vjeçari tashmë ka njoftuar se do të largohet nga Mançesteri në fund të sezonit, ndaj bashkatdhetari i tij, gjashtë vjet më i ri, fare mirë mund të marrë trashëgiminë, pas një vit “mësimi” në Premier Ligës, kampionat shumë i ndryshëm nga La Liga.

Mesfushori Isko dëshiron të qëndrojë në Madrid, por nëse e kuptonte se hapësirat do të ngushtohen, atëherë ai do ta merrte në konsideronte idenë e largimit nga Reali, edhe për të shmangur humbjen e evropianit vitin e ardhshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!