Nxehet “Copa”: Brazil-Argjentinë në ½ finale

“Copa America”, çerekfinalet: Venezuelë-Argjentinë 0-2 (Martinez 10’, Lo Celso 74’)

Argjentina ka mundur 2-0 Venezuelën, shumë më lehtë nga sa mendohej. Me këtë fitore ajo kalon në gjysmëfinale, ku më 3 korrik, në orën 02:30, në stadiumin “Mineirao” të Belo Horizontes, e pret Brazili.

Një finale e parakohshme, një super-klasike që nuk duhet humbur. Argjentina e Mesit tashmë e di, se do të duhet të kapërcejë Brazilin në gjysmëfinale, nëse dëshiron t’i japë fund thatësirës, që në “Copa America” për të vazhdon që nga 1993.

“Albiçelestët” e Lionel Skalonit, në “Marakana” ku humbën Botërorin 2014, kaluan që në minutën e 10-te në epërsi. Interisti Lautaro Martinez, ashtu si eddhe ndaj Katarit, shënon dhe zhbllokon sfidën.

Goli i qetësisë për Argjentinën erdhi shumë vonë, në të 74-tën, kur fantazisti i Betisit, Xhovani Lo Celso përfitoi nga pasiguria e portierit Farinez dhe fiksoi fitoren 2-0 për “albiçelestët” .

Venezuelianët nuk u dorëzuan, ata patën çaste që e balancuan lojën, iu afruan edhe portës së Armanit, krijuan edhe shqetësime, por pa mundur ta ndryshojnë rezultatin dhe rrjedhën e fitores së Argjentines së dy Lionelëve, Mesit dhe Skalonit.(Video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!