Kukësi “shtegton”, buzë liqenit të Ohrit…

Kukësi sot është gdhirë në Maqedoninë e Veriut. Pasi ka përfunduar mini-ciklin stërvitor në Elbasan, pasditen e djeshme skuadra blu e Kukësit ka nisur rrugëtimin drejt qytetit të Ohrit, buzë liqenit me të njejtin emër në vendin fqinj.

Sipas programit të trajnerit Gjoka, në kuadër të ndeshjeve për Europa League, skuadra kuksiane për t’i shpëtuar temperaturave në larta, ka menduar t’i vazhdojë edhe për disa ditë përgatitjet e saj buzë liqenit të Ohrit, ku ekzistojnë kushte më të mira stërvitore.

Gjatë qëndrimit në vendin fqinj, skuadra e Kukësit ka planifikuar edhe një ndeshje të dytë miqësore me kurbinasit e Laçit, takim që me shumë mundësi mund të zhvillohet të shtunën e 29 qershorit, në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit.

Takimi i parë zyrtar për skuadrën e Ernest Gjokës do të jetë më 11 korrik në Hungari, përballë skuadrës së Debrecenit, një kundërshtar i vështirë në letër, por që Kukësi do të tentojë kualifikimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!