Premiera e Lerdës, 1-5 ndaj Sarajevës!…

Miqësore: Partizani-Sarajevo 1-5 (Mensah 75′ / Tatar 7’, 45’, Ahmetoviç  39’, Shishiç 45+1’, Mustafoviç 88′)

Rrugëtimi i trajnerit italian Franko Lerda në krye të skuadrës së Partizanit ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme. Në miqësoren premierë, që u zhvillua sot në stadiumin “Gornja Radgon” në Slloveni, Partizani humbi 5-1 ndaj Sarajevës, që është edhe kampione e Bosnje Hercegovinës.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-4 për skuadrën boshnjake, ndërkohë që në fraksionin e dytë të ndeshjes Partizani shënoi golin e nderit me ganezin Mensah në të 75-tën, pasi në fund boshnjakët do të shënojnë dhe do të fiksojnë fitoren e tyre 5-1.

Edhe pse starti i trajnerit italian në krye të Partizanit nisi me një humbje kaq të thellë, ajo mendohet se do t’i shërbejë mjaft teknikut Lerda, i cili pas kësaj ndeshjeje të pare, tani i njeh më mirë lojtarët e skuadrës së tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!