Festa për Kupën, drejt dështimit?!…

Pas dy ditësh, më saktë të premten e 21 qershorit, klubi i Kukësi kishte planifikuar për të festuar fitimin e Kupës së Shqipërisë, nëpërmjet në spektakli në qendër të qytetit. Janë marrë masat, janë lajmëruar këngëtarët, janë dërguar ftesat për pjesëmarrjen në festë.

Por mesa duket, spektakli “Kupa rikthehet në Kukës”, është anuluar për shkak se Bashkia e Kukësit ka vendosur të mos japë leje për festën në qendër të qytetit. Organet e pushtetit vendor japin leje për ta bërë festën në stadium, çka nuk është pranuar nga drejtuesit e klubit të Kukësit me pretendimin se ai mjedis nuk i plotëson kushtet e nevojshme për festën.

“Festa, “Kupa rikthehet në Kukës”, mund të mos bëhet për shkak se bashkia nuk ka dhënë leje për zhvillimin e saj në sheshin “Skënderbej”, apo dhe në shëtitoren e qytetit, duke e spostuar festën në stadium, ku ne mendojmë se nuk janë kushtet e duhura dhe se qytetarët privohen.

Klubi kishte kërkuar leje në bashki dhe ka bërë gjithë njoftimet në institucionet që kanë përgjegjësi për të siguruar këtë aktivitet, por përgjigja e bashkisë ka qenë absurde duke u hequr mundësinë e festimit të një trofeu në Kukës, tifozerisë dhe banorëve të Kukësit.

Në festë ishin ftuar këngëtarë e artistë të njohur nga Kosova, Kukësi e Tirana, duke mos i dhënë asnjë nuancë politike kësaj feste sportive.

Ky refuzim për të festuar është në vazhdën e pengesave që ka sjellë institucioni i bashkisë për FK Kukësin ,duke nisur me mos shlyerjen e detyrimeve që janë miratuar më vendim këshilli, dhe më e fundit pengesat që po ngre bashkia për të mosndërtuar stadiumin e ri, stadium që do bëhet do a po s’do bashkia.

FK Kukësi do ecë përpara për kënaqësinë e kuksianëve, dhe stadiumi do jetë ndër më të mirët në vend”, shkruhet në njoftimin që klubi i Kukësit ka bërë në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!