Një tjetër “kala” në Durres
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2019/06/kalaja-1024x576.jpg)
Teuta nuk ndalet në merkato. Mësohet se afrimi më i fundit te Teuta, është Arlind Kalaja. Shkodrani që më së shumti operon në mesfushë por mund të luajë dhe në vijën e parë, zhvilloi një edicion gati perfekt te krutanët e rrëzuar një kategori më poshtë.
23 vjeçari pëlqehej edhe nga Laçi por sa duket në takimin e nesërm miqësor që do luajnë Teuta dhe Laçi në “Niko Dovana”, Kalaja do të jetë me fanelën e skuadrës së Shkëmbit.
Në një postim të radhes, klubi i Teutës, njofton zyrtarizimin e ish-numrit 9-të Kastriotit. Arlind Kalaja, përforcimi i 5-të i durrsakëve, me Teutën që do jetë pjesëmarrëse në Europa League
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2019/06/Kalaja1.png)