Laçi në regjim, stërvitet në Kamëz
● Sot në orën 15:00, skuadra e Starovës në seancë në kompleksin stërvitor të ekipeve kombëtare në Kamëz.
Nga regjim kazerme, në sallat e forcës në kryeqytet. Kjo ka qenë axhenda e paradites së Laçit sot, ndërsa të dielën në orën 16:30, do të luajë ndeshjen e fundit sezonale në shtëpi.
Bardhezinjtë, pasi kanë lëshuar terren në klasifikim, ndërsa humbën në Vlorë me Flamurtarin (1-0), janë të kushtëzuar të marrin deomos fitoren ndaj Tiranës këtë fundjavë. Një sfidë që duke parë dhe pozicionin e vështirë të bardhebluve në fund të tabelës, konsiderohet tejet e vështirë.
Ndërkaq, kurbinasit me kontigjent të plotë, seancën e pasdites vendosen ta zhvillojnë në Kamëz. Kushtet e paqëndrueshme klimaterike e kanë detyruar Starovën, trajnerin bardhezi, ta spsotojë grupin e futbollistëve drejt fushave me bar sintetik.
Mësohet se pas seancës së sotme, sërish laçianët, do t’i kthehën regjimit në hotel.