Xhika: Radha ime…për portën

Skënder Gega, trajneri i Partizanit, sot pati në krah portierin e dytë të ekipit kampion në konferencën e zakonshme për shtyp. Në prag të takimit të nesërm me Teutën, Dashamir Xhika tha se skuadra e tij, do të vijojë të luajë bukur. Portieri 28 vjeçar, ka qëndruar në “hije” gjatë kampionatit te të kuqtë, pasi Alban Hoxha mbetet kontigjenti madhor i kuadratit të Partizanit. Korurëzimi kampion, duket se krijon hapsira për elemëntet që kanë pasur pak minuta gjatë sezonit në mbyllje. Tri javë nga fundi, radha e Xhikës…

Partizani?

“Në 11-të vite ka shumë ndryshime. Pjesë e Partizanit që kur na e mori Dinamo në fund. Arritëm ta rikthejmë titullin. Ka pasur shumë ndryshime pasi atëherë kishte shumë probleme në krahasim me kohën e sotme. Ka 6-të vite që ekipi është aty dhe një ditë do vinte që të fitonim titullin kampion”.

Ndeshjet deri në fund?

Nuk besoj se shokët më lënë në baltë. Do ët japin maksimumin. Do mundohem që edhe unë të jap më të mirën time.

Portieri i dytë më i mirë?

Nuk mund të japë një përgjigje për portierët e dytë më të mirë në Superiore.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!