Pollozhani: Te Flamurtari asnjë kacidhe…

Idriz Batha dhe  Artim Pollozhani, dy nga futbollistët bazë të Flamurtarit, dolën sot në një konferencë për shtyp. Në vigjilje të takimit me Laçin, të dy lojtarët kuqezinj, theskuan njëzëri se ndeshja është e vështirë, por që Flamurtari kërkon fitorën. Më pas, lojtarët janë ndalur te problemet financiare, tashmë kthyer në gangrenë për klubin vlonjat.

 Batha: Jemi para një ndeshje të vështirë. Dihet që Laçi ka disa sezone që luan në Europë dhe ka stabilitet. Ne do bëjmë gjithçka për të fituar, pasi vetëm tri pikët na mbajnë në garë për Europën

 Pollozhani: Kontratat tona janë siguria më e madhe. Nuk e kuptoj se çfare duhet më teper për të qënë korrekt një klub me futbollistët. Është shkruar e zeza mbi të bardhë. Nuk kemi marrë asnjë lek deri tani dhe kjo është absurde,”– tha ndër të tjera sportisti.

 Ndeshja Flamurtari-Laçi, do të luhet në stadiumin “Flamurtari” duke nisur 16:30 të dites së shtunë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!