Panuçi “diktator”, përjashton Strakoshën!

Portieri i kuqezinjve Thomas Strakosha nuk do të jetë në dy takimet e radhës, me Turqinë dhe me Andorrën, pasi ka mbetur në trafik për në rrugët e Romes drej aeroporti. Zëvendësohet nga Gentian Selmani i Laçit

Kristian Panuçi, diktator! Në kampin kuqezi, që është grumbulluar dje në orën 19:00 në resortin “Tropikal” në Durrës, ndodhi edhe ajo që nuk pritej. Trajneri i kombëtares ka përjashtuar portierin kuqezi Thomas Strakosha, që luan me Lacion.

Shkas është bërë pamundësia e Strakoshës për t’u paraqitur në kohën e caktuar në grumbullim, pasi portieri në fjalë ka humbur avionin nga trafiku i rënduar në Romë.

“Gardiani” Strakosha i ka telefonuar trajnerit Panuçi dhe i ka kërkuar ndjesë për pamundësinë e paraqitjes në kohë në grumbullim, duke i kërkuar mirëkuptim që të paraqitet sot në Tiranë.

Trajneri Panuçi ka qenë stoik, një “diktator” i vërtetë i shkollës “alla-Kapelo”. Nëse nuk paraqitesh në kohë, më mirë mos u paraqit fare! Këto mësohet të kenë qenë fjalët e tij për Strakoshën…

Për të plotësuar treshen e portierëve kuqezi, menjëherë trajneri Kristian Panuçi ka thirrur në grumbullim portierin Gentian Selmani të Laçit, i cili ishte thirrur në ekipin U-21.

Panuçi nuk ka lëvizur nga qëndrimet dhe rregullat e tij. Kohë më parë, të njëjtën masë mori edhe për sulmuesin Sokol Cikalleshi. E përjashtoi nga kombëtarja, pasi nuk mundej të paraqitej në kohën e caktuar në grumbullim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!