Gynesh, nuk ka asnjë dyshim

Në krye të kombëtares turke, që do të zbresë më 23 mars në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës për takimin Shqipëri – Turqi, do të jetë Shenoll Gynesh. Dyshimet dhe zhurma tashmë janë fashitur…

Trajneri i njohur rumun Mirçea Luçesku, para pak kohësh është larguar nga drejtimi i kombëtares së Turqisë. Drejtuesit e Federatës Turke të Futbollit, në vend të tij me nxitim caktoi turkun Shenoll Gynesh, edhe pse emërimi i tij do të hyjë në fuqi në muajin qershor.

Kjo për faktin se Gynesh aktualisht është trajner i skuadrën e Beshiktashit, kontrata me të cilin përfundon në fund të sezonit, në qershor. Gjithsesi, një gjë e tillë nuk e pengon aspak teknikun turk që përkohëshit t’i ushtrojë të dy detyrat. Pra, edhe të drejtojë përfaqësuesen turke, edhe Beshiktashin.

Për trajnerin Shenoll Gynesh, ky është rikthimi i dytë në krye ta pankinës së kombëtares turke. 15 vite më parë, ai u shkarkua nga kjo detyrë për shkak të mungesës së rezultateve.

Ndërkohë Gynesh ka deklaruar se ka patur edhe një telefonatë nga presidenti Taip Erdogan, duke lënë të nënkuptohet se ka mbështetjen e njeriut më të fuqishëm të Turqisë.

Pavarësisht këtij rregulli, apo të gjithë kësaj zhurme mediatike, drejtuesit e klubit të Stambollit kanë nisur kërkimet për ta zëvendësuar sa më shpejt Gyneshin në krye të Beshiktashit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!