Zvicerani ka “zbuluar” Kosovën

Trajneri zviceran Berndard Shalandes ka bërë  zyrtare listën e 24 futbollistëve të përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet e muajit mars. Sikurse dihet, më 21 mars Kosova do të zhvillojë një miqësore me Danimarkën, ndërsa më 25 mars do të përballet me Bullgarinë për eliminatoret e Euro 2020-s.

Florent Hasani është futbollisti i ri debutues që do të veshë fanellën e Kosovës, ndërkohë që Bersant Celina dhe Bernard Berisha rithirren në kombëtare, pas mungesës në ndeshjen ndaj Azerbaixhanit. Jashtë “të kaltërve” ka mbetur Donis Avdijaj, për të cilin është folur shumë, por që ka probleme disiplinore në skuadrën e tij holandeze të Willem II.

Ja lista e trajnerit zviceran Berndard Shalandes:

Portierë: Samir Ujkani (Caykur Rizespor), Arijanet Muric (Manchester City), Visar Bekaj (FC Prishtina)

Mbrojtës: Amir Rrahmani (GNK Dinamo Zagreb),Fidan Aliti (Kalmar),Mërgim Vojvoda (Royal Excel Mouscron),Leart Paqarada (SV Sandhausen), Benjamin Kololli (FC Zurich), Arbenit Xhemajli (Neuchâtel Xamax),Mirlind Kryeziu (FC Zurich)

Mesfushorë: Florent Hasani (Diosgyor), Bersant Celina (Swansea), Valon Berisha (SS Lazio), Hekuran Kryeziu (FC Zurich),Herolind Shala (Vålerenga Fotball),Idriz Voca (C Luzern),Besar Halimi (Brøndby),Arbër Zeneli (Reims), Milot Rashica (SV Werder Bremen), Edon Zhegrova (Basel),Bernard Berisha (Akhmat Grozny).

Sulmues: Vedat Muriqi (Caykur Rizespor), Atdhe Nuhiu (FC Sheffield Wednesday), Lirim Kastrati (Lokomotiva Zagreb).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!