Skënderbeu, 1/2 finalist i Kupës…

Skënderbeu është gjysmëfinalisti i pare i Kupës së 67-të të Shqipërisë…

Edhe pse ndeshjet e para çerekfinale të Kupës do të luhen më 13 mars, skuadra korçare e siguruar një biletë kualifikimi për të vazhduar më tej garën për fitimin e këtij trofeu, i dyti për nga rëndësia në futbollin shqiptar.

Ndodh në jetë, që “fatkeqësia e njërit, të kthehet në lumturi për tjetrin”! Dhe jo në pak raste. Kështu i ka ndodhur edhe Skënderbeut për Kupën e Shqipërisë…

Përjashtimi i Kamzës nga kampionati i Superiores, automatikisht është konvertuar në një benefic për korçarët e Skënderbeut.

Në turin e çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, korçarët do të përballeshin me kamzalinjtë, në një garë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Këtë gjë, ata tani e kanë siguruar pa pikën e djersës, duke pritur të qetë kundërshtarët e radhës…

Gjithashtu, nga përjashtimi i Kamzës nga kampionati i Superiores, pa lodhje në vijim do të fitojnë nga 3 pikë Luftëtari, Flamurtari dhe Skënderbeu, skuadra me të cilat do të përballeshin kamzalinjtë deri në fund të fazës së tretë.

Si të “persekutuar” nga fati mund të konsiderohen Teuta dhe Laçi, që kanë barazuar respektivisht 0-0 dhe 1-1 me skuadrën e Kamzës deri tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!