Hektor Idrizaj mbyll sezonin

Lajme të këqija vinë nga kampi i kuq pas derbit. Mbrojtësi Hektor Idrizaj, i cili në minutën e 56-të të takimit në një përplasje me Kërçikun është aksidentuar, duhet t’i thotë lamtumirë sezonit.

Ish-lojtari i Kamzës, i afruar te të kuqtë gjatë merkatos së janarit, mësohet se ka dëmtuar rendë gjurin dhe duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Lajmin e bëjnë të ditur drejtuesit e klubit të Partizanit nëpërmjet një njoftimi për shtypin, ndërkohë që trajneri Skënder Gega dhe pjesë të stafit, kanë shkuar pranë Hektor Idrizajt për t’iu gjetur pranë në një rast të tillë fatkeqësie.   

NJOFTIMI I PARTIZANIT

Trajneri Skënder Gega dhe pjesëtarë të klubit kanë vizituar pas takimit ndaj Tiranës mbrojtësin Hektor Idrizaj, i cili la fushën e lojës i dëmtuar pas një përplasje të rëndë. Idrizaj aktualisht gjendet i shtruar në ambientet e spitalit “Amerikan 3” dhe pas rezonancës magnetike ka rezultuar thyerje të kupës së gjurit të djathtë. Mbrojtësi i kuq do ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Klubi i Futbollit Partizani i uron Hektor Idrizaj shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në fushën e lojës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!