Shkurtaj, një “ish” më pak

Duket qenka e thënë, që trajneri i Kukësit Armando Cungu gjatë këtij sezoni të mos e ketë të plotë kontigjentin e skuadrës së tij.

Edhe pse këtë fundjavë verilindorëve u rikthehen dhe janë të gatshëm për në fushë dy qendërmbrojtësit, kapiteni Ylli Shameti dhe Ardian Cuculli, trajneri shkodran Cungu me shumë gjasa, do të duhet të ndërtojë një skuadër pa prezencën e sulmuesit Vasil Shkurtajt.

Blerja më e fundit e verilindorëve, gjirokastriti Shkurtaj, të dielën në përballjen ndaj Kamzës arriti të shënonte edhe golin e parë me fanellën e kuksianëve.

Por sot, nëpërmjet një postimi të një grafie në Instagram, sulmuesi gjirokastrit 27-vjeçar Vasil Shkurtaj, tregon për një krisje të koskave të gishtërinjve të dorës së tij, duke vënë në dyshim edhe aktivizimin në ndeshjen e së shtunës, ku Kukësi do të përballet me ish-skuadrën e tij të Luftëtarit.

Për këtë takim, trajneri shkodran Armando Cungu nuk do të ketë të gatshëm edhe brazilianin Uilliam Kordeiro, që gjithashtu vuan gati të njejtin dëmtim me gjirokastritin.

Gjithsesi Rexhinaldo dhe kosovari Valdet Rama, që po vjen gjithnjë në rritje me lojën e tij, do të jenë “armë” të mjaftueshme për teknikun shkodran në përballjen e javës së 24-t ndaj gjirokastritëve të Luftëtarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!