Liverpul, Shaqiri ne fushë…

Raportimit e fundit nga Britania, evidentojnë faktin se Jurgen Klop pritet të bëjë ndryshime thelbësore në formacionin e Liverpulit për ndeshjen e nesërme kundër Watfordit në Premierligë.
Një nga xhevahirët e teknikut gjerman, padyshim mbetet Xherdan Shaqiri i cili pritet të luajë në formacionin bazë të redsave.
Në ndeshjën e parë ndërsa Liverpul u përball në shtëpinë e Watford, kryesuesit e premier liges fituan 3-0. “Shaq”, ishte pjesë e atij mekanizmi fitues, teksa pas mungesës së fitores ndaj Mançester Utd, javën e shkuar, Klop mund ti besojë një tjetër formacioni.
Ndërkaq, Liverpuli ndjen dihatjën e Mançester Sitit ndërkohë që për ta fituar titullin në Premier ligë, lipset të jetë produktiv dhe me skuadrat e nivelit të “dytë”.
Nesër në mbrëmje, “Anfild” pret të shohë skuadrën e fund-vitit të shkuar ku loja dhe rezultatet e skuadres, ishin në sintezë me synimet sezonalë. Natyrisht me Xherdan Shaqirin në fushë, gjërat për Klop duken më të thjeshta.