Derbi, Trashi në tribunë…

 Lorenc Trashi, një nga elementët më të vyer të Partizanit këtë sezon futbollistik, nuk do luajë në  derbi. Lojtari  ka  plotësuar numrin e  kartonëve, ndërsa  në  momentin më serioz, përballjes me Tiranën, do  të mungojë.

Në fakt, djaloshi nga  Gramshi përpos kualitetit që zotëron, shfaqet  shpesh impulsiv. Më herët klubi  e  pati  pezulluar pas një  gjesti pas  ndeshjes  me Luftëtarin. Një sjellje e pa tolerueshme e cila ka bërë që drejtuesit e klubit asokohe, të pezullojnë mesfushorin për një afat të pa përcaktuar.

Por nervat e mesfushorit të kuq janë evidentuar sërish në takimet e fundit. Këtë radhë,  “egërsinë”, Trashi e  ka treguar  në fushë, teksa javën e kaluar, shkeli keq E. Berishen e  Laçit. Në skenë dhe ndaj vlonjatëve, ndërsa me lojën e ashpër, dëmtoi në kokë Emiljano Mustën e  Flamurtarit. I pari, pas kontrolleve mjeksore, rrezikon sezonin, ndërsa Musta, u mjaftua me fashimin gjatë ndeshjës.

Derbi i së premtes Tirana-Partizani, pritet të ketë një tifoz më shumë në tribunë.  Figuron Lorec Trashi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!