Formula 1 ndez motorët…

Motorët e Formulës 1 janë ndezur. Skuderitë kanë nisur testet në pistën e Barcelonës. Kompanitë vrojtojnë rivalët dhe bëjnë llogaritë paraprake, me synim për të korrigjuar mangësitë. Më 17 mars nisin gara e kampionatit të 70-të në Formula 1.

Në testet e para, makinat e skuderisë së Ferrarit kanë rregjistruar kohë 1 sekondë më shpejt se sa ato të Mercedesit. Por ky fakt nuk e ka shqetësuar aspak kampionin në fuqi, pilotin e skuderisë gjermane, britanikun Luis Hamilton.

“Unë kam besim te puna e Mercedes, që ashtu siç ia ka dalë mbanë çdo vit do të arrijë të gjejë një zgjidhje edhe këtë sezon. Për ne do të jetë një sfidë më e fortë se ajo e sezonit të kaluar, por sa më shumë xhirojmë, aq më shumë mësojmë,” – ka deklaruar britaniku i Mercedesit, kampioni në fuqi, Luis Hamilton, pas testeve të para në Barcelonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!