Modriç, lumë çmimesh…

Organizatori më i mirë në bote, për vitin 2018, i shkon lojtarit të Real Madrid, Luka Modriç.

Ky është çmimi i radhes për kroatin nënkampion bote, akorduar sot nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave (IFFHS).

Mesfushori i Real Madrid fitoi 272 vota ndërsa pas tij, u rëndit Lionel Mesi me 144 të tilla. Belgu Eden Hazard, mblodhi 114 vota duke mbyllur kështu podin e tri vëndeve të para.

Nga ana tjetër, Thibaut Courtois, triumfoi i pari për portierin më të mirë. Belgu la pas, Loris e Bufon.

Ndërkohë, 33 vjeçari Luka Modriç, duket se ka gjetur akordin e “jetes” me “merëngësit”. Raportimet e fundit nga kampi madrilen, shprehën se ballkanasi, do të mbajë mbi supe fanelën e Realit, deri në vitin 2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!