Nis hyrja, Roma-Fejnord formacionet…
Sfida historike e Tiranës do të trasmetohet në 155 vende të ndryshme të botës. Prezent edhe 800 persona VIP nga mbarë kontinenti dhe jo vetëm
Orët e pritjes marrin fund ndërsa Roma-Fejnord për UEFA Conference League gati të marrë udhë… Marash Kumbulla nis nga stoli.
Nis këto momente (18:00) nis lëvizja e tifozëve në ambientet e brendshme të Arenës Kombëtare.
Rreth stadiumit shihen forca të shtuara të policisë. Rrugët që të çojnë tek “Air Albania” janë të gjitha të bllokuara. Do të jenë fillimisht forcat e policisë që do të bëjnë kontrollin paraprak të tifozëve.
Ndërkohë sipas mediave italiane të dy teknikët Murinjo dhe Slot kanë gati formacionet.
Roma (3-4-1-2): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Oliveira, Zalewski; Mkhitaryan; Pellegrini, Abraham.
Fejnord (4-3-3): Bijlow; Geertruida, Trauner, Senesi, Malacia; Aursnes, Til, Kökcü; Nelson, Dessers, Sinisterra.