Finale në Riga/ Duka i dorzon Barcelonës trofeun
Futsalla europiane ka njohur sot kampionen e re në Champions League.
Finale: Barcelona- Sporting Lisbonë 4-0
Në Riga të Letonisë, Barcelona ka arritur të fitojë 4-0 ndaj Sportingut të Lisbonës duke u rikthyer te triumfi pas dështimit të një viti më parë në Zadar pikërisht ndaj portugezëve të sotëm.
Në fund, kapiteni i Barcelonës mori trofeun nga Anëtari i KE të UEFA-s Armand Duka, i autorizuar nga institucioni më i lartë i futbollit në Europë të dorëzonte kupën e progarmuar për këtë event.
Kësisjoi në një finale të tretë radhazi, Barça fitoi titullin e katërt (2012, 2014 dhe 2020), duke ardhur pas Inter FS me pesë trofe europianë.
Ndërkaq sipas UEFA-s, pjesëmarrja prej 8,442 tifozësh në Arena Riga ishte një rekord për futsallin në Letoni./Sportiim.al/