Bajrami pranë Lacios
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2022/01/Nedim-bajrami-1024x576.jpg)
Tuttosport ka evidentuar sot se e ardhmja e Luis Albertos te Lacio mund të luajë efektin domino për mesfushorin shqiptar Nedim Bajrami. Drejtori sportiv i kryeqytetasëve bardhekaltër Igli Tare i ka vënë sytë lojtarit të Empolit Nedim Bajrami.
Mesfushori kuqezi ka realizuar: gjashtë gola dhe pesë asistime këtë sezon. Në fakt për fantazistin janë të interesuar Lacio dhe Sasuolo, por duket se lacialët janë më të avantazhuar për ta patur lojtarin e lindur në Zvicër në rozë këtë në verë. Klubi e vlerëson me rreth 10 milionë euro. Për ta raportuar lajmin është TMW./Sportiim.al/