Laçi pritës në Peshkopi
Ndeshja Laçi- Korabi për javën e katërt në Kategori të Parë do të zhvillohet në stadiumin e Peshkopisë. Ky është vendimi i marrë unanim mes klubeve dhe miratimin e Departamentit të Garave në FSHF.
Situata e fushës së bardhezinjëve pas dy ndeshjeve radhazi në 24 orë Laçi-Kastrioti dhe Vora- Tirana, solli disa pasoja dhe ky fakt ka bërë ti shtyjë drejtuesit të mendojnë këtë zgjedhje të momentit.
Kjo përballje mes dy skuadrave është parashikuar të zhvillohet ditën e premte me orar startues orën 16:00. Po këtë ditë edhe duelet Burreli- Besa dhe supersfida Pogradeci- Skënderbeu.
Ndërkaq të shtunën tre takimet e tjera po në orën 16:00. Apolonia- Kastrioti, Iliria-Kukësi dhe Lushnja- AF Luftëtari./Sportiim.al/
