Siti-Liverpul spektakolar, pa…fitues
Ndeshja e madhe e Premier League Mançester Siti- Liverpul luajtur pak çaste më parë në ‘Etiahd’ i ka lënë dy krysesueset në diferencë e mëparëshme ndërmjet tyre.
Sfida e luajtur në nivel të jashtëzakonshëm agonistik, gërshetuar me spektaklin dhe klasin e ndërshjelltë në fund ka prodhuar shifrat teknikë 2-2.
Hap serinë e golave Siti me belgun Kevin de Bryne në në 5-ën. Më pas radha e Reds teksa me Zhotën bëjnë 1-1 kur luhej e 13-ta. Gabriel Zhezus rikthen epërsinë në të 36′ ndërsa në start të së dytës Liverpul barazon 2-2 me Sadio Mane në të 46′.
Në fund shtrëngimi i sinqertë i duarëve mes dy trajnerëvë më të mirë në planet, Guardiola- Klop. Titulli me 7 javë nga fundi për njërën nga dy skuadrat e kreut (74 Siti, 73 Reds) pritet të jetë i luftuar deri në javën e 38-të.
Sot Premier League:
Siti- Liverpul 2-2
Noruiç- Bërnli 2-0
Lester-Kristal Palasë 2-1
Brentford- Uest Hem 2-0