Skënderbeu tri pikë ndaj Ilirisë, nesër radha e Laçit
Kategoria e Parë, java e 3: Skënderbeu- Iliria 2-0 (Nasr 9′, Çuçka 72′)
Skënderbeu arrin të fitojë pastër me Ilirinë 2-0 duke sigluar fitoren e dytë shtëpiake e dërguar në 7 -të pikët në tri javë. Ndonëse shënoi një gol të shpejtë me Nasr, përballja me fushëkrujasit nuk ka rezultuar dhe aq e lehtë.
Skuadra e Dritan Smajlit me kalimin e minutave ka marrë kontrollin e lojës duke treguar se kishte si objektiv lojën ballë për ballë me një ekip pretendent si Skënderbeu. Megjithatë kur dukej se vendasit po mendonin më shumë për të ruajtur avantazhin, Çuçka i hedhur në fushë nga Ernest Gjoka në fraksionin e dytë, realizon golin e qetësisë (72′).
Mungesa e eksperiencës kryesisht në finalizim apo forma jo e mirë e ndonjë lojtari të caktuar. penalizuan Ilirinë e cila edhe pse ka krijuar një grup me vlera, mbetet ende në fund me 1 pikë në tre jave.
Ndërkaq nesër ndeshjet e tjera të këtij raundi me fillim orën 16:00. Spikat Pogradeci- Laçi me kurbinasit që kanë 6 pikë të plota në dy javë të luajtura./ Sportiim.al/
