Tramp dhe yje ndjekin finalen US Open, Alkaraz në avantazh…
Finalja Siner- Alkaraz për US Open 2025 nisi me një audiencë e mbushur me yje, duke filluar me Presidentin e SHBA-së Donald Tramp dhe me më shumë personalitete të ndryshme nga të gjitha fushat.
Midis paradës së yjeve nga Hollywoodi dhe më gjerë, ishte e pranishme edhe Ministrja e Turizmit e Italisë, Daniela Santanché. Presidenti Tramp shoqërohej, ndër të tjerë, nga Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi dhe Sekretari i Thesarit Scott Bessent.
Gjithashtu në ‘kutinë ‘skuadrën’ e tij ishin Jared Kushner, bashkëshorti i vajzës Ivanka Tramp, dhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Në fillim të ceremonisë, ndërsa po luhej himni kombëtar, kamerat u përqendruan te presidenti dhe një kor fishkëllimash shpërtheu nga publiku, i ndërprerë nga disa duartrokitje. Tramp është presidenti i parë që nga Bill Clinton që merr pjesë në një finale të US Open./Foto X/ Sportiim.al/
