Testi/ Shqipëria fiton me një gol, me Gjibraltarin luhet dobët
Një Shqipëri aspak bindëse ndaj një rivali që rënditet në vend të 199 të FIFA-s. Përballë Gjibraltarit modest edhe pse Silvinjo tjetërsoi formacionin, skuadra e tij punoi shumë pak për të prodhuar lojë e gola. Një shtyllë përballë disa rasteve të vendasëve ishte fare pak në fraksionin e parë.
Në të dytën, falë dhe ripërtritjes së elementit, kuqezinjtë e rritën disi nivelin e lojës por sërish pa mundur të bëhën kërcënues. Një penallti me fat e fituar nga Kristjan Shpendi (në debutim sot) u shndërrua në gol nga Jasir Asani (69′) për 0-1 final.
Sakaq pas 4 ditëve në “Air Albania”, Shqipëri- Letoni për Grupin K kualifikues të Botërorit 2026./Sportiim.al/
