Vuelta e Spanjës/ Philipsen fiton etapen e tetë, Traeen mban fanellën e kuqe
Në etapën e tetë të garës spanjolle, supozohej të ishte një sprint, dhe ashtu ndodhi. Në vijën e finishit në Zaragoza, Ben Turner (INEOS) nisi një sprint të gjatë, por u parakalua shpejt nga një Elia Viviani (Lotto) i shkëlqyer, i cili nisi një sulm të fortë.
Megjithatë, Jasper Philipsen (Alpecin) e kaloi me shpejtësi nga e majta, duke e parakaluar për fitoren e tij të dytë në këtë tur spanjoll.
Nuk ka ndryshim në renditjen e përgjithëshme. Norvegjezi Torstein Traeen vijon kryesimin i ndjekur nga favoriti kryesor i turit Jonas Vingegaard me 2’33” më pak.
Ndërkohë një episod penalizues erdhi pas përfundimit të etapes së tetë. Italiani Elia Viviani e kishte përfunduar etapën e Zaragozës në vend të dytë por juria pas shqyrtimit të pamjeve vendosi ta ulte atë në vendin e 105-të. Arsyeja? Një devijim i parregullt në drejtimin e fundit që gati e përplasi Jasper Philipsen pas barrierave. Bryan Coquard i Cofidis mori të njëjtin penalizim.
