La Liga/ Java e parë në 5 ditë, sot tre takime
Ndeshja midis Valencias dhe Real Sociedad luajtur dje përfundoi në barazim. Ekipi vendas kaloi në epërsi me anë të Lopez në minutën e 57-të, me Kubo që barazoi tre minuta më vonë. Alaves mposhti Levanten në mbrëmje 2-1.
Barcelona doli në fushë në orën 19-30 dhe fitoi mes polemikave ndaj Majorkas, me ekipin vendas që e gjeti veten me nëntë lojtarë në minutën e 59-të pas kartonëve të kuq të Morlanes dhe Muriqi. Golat për katalanasit erdhën nga Rafinja, Ferran Torres dhe Jamal.
Ndërkohë sot radha e tre takimëve të tjera të javës së parë në La Liga.
Sot, 17 gusht
17:00 Selta Vigo – Getafe
19:30 Atletik – Sevilja
21:30 Espanjol – Atletiko Madrid
E premte, 15 gusht
Xhirona – Rajo Vajekano 3-1
Vijareal – Real Oviedo 2-0
E shtunë, 16 gusht
Majorka – Barcelona 0-3
Alaves – Levante 2-1
Valencia – Real Sociedad 1-1
E hënë, 18 gusht
21:00 Elce – Real Betis
E martë, 19 gusht
21:00 Real Madrid – Osasuna
